“Shtetësia”, ASH-AAA: Presim qasje konstruktive

Qeveria dhe opozita shqiptare mbeten në qëndrimin për t’i dhënë edhe një shans partive parlamentare që ta shqyrtojnë me qasje konstruktive pr/ligjin për shtetësi, përpara se të kalojnë në planin “B”. Sipas Aleancës për Shqiptarët nëse as javën e ardhshme nuk zhbllokohet procesi, pr/ligji do të tërhiqet nga procedura parlamentare. Koalicioni opozitar shqiptar dhe ekzekutivi kanë ujdi që tekstin e ligjit ta nisin me flamurin e BE-së, procedura për miratimin e të cilit është e reduktuar në çdo fazë parlamentare.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa

“Pritjet tona janë që gjatë javës në vijim të mblidhet Komisioni për Mbrojte dhe Siguri për të shqyrtuar propozim-Ligjin për shtetësi. Përndryshe, ky draft do të propozohet nga Qeveria me yll Evropian.”

Por, partia “E Majta” me dy deputetë, e cila aktualisht po bllokon procedurën në Kuvend, thonë se ky ligj nuk mund të miratohet me yll të BE-së.

 E Majta
“Nuk ka asnjë rregullativë evropiane që përputhet me këtë tekst sepse si i tillë bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për shtetësi. Nëse kërkojnë diçka të tillë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet ta hedh poshtë, në të kundërtën do të kryejë vepër penale për të cilën do të përgjigjet një ditë”.

 Propozim-Ligji për shtetësi për momentin është bllokuar në fazën e leximit të amendamenteve të propozuara nga LSDM-ja dhe opozita shqiptare. Dy grupet parlamentare propozuan ndryshimin e tekstit të hartuar nga ASH-AAA mbi bazën e marrëveshjes së arritur mes liderëve Sela-Gashi-Zaev. E Majta vlerëson se teksti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtarë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye bllokon shqyrtimin e ligjit përmes fjalimeve procedurale. Opozita shqiptare ka paralajmëruar se në rast mos miratimi të ligjit, do t’i kthehet bllokadës së Kuvendit.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button