Sot për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar nuk regjistrohet asnjë viktime nga Covid-19

Sot për herë të parë që nga shtatori vendi nuk regjistron asnjë viktime nga Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë këtë e cilësojnë si triumf ndaj betejës me virusin dhe si shpresë për përmirësim të gjendjes epidemiologjike. Në raportin e dikasterit të shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste të reja me virus korona, nga 3068 teste të bëra. Ndërkohë 9 persona I janë shtuar listës së të shëruarve. Që nga fillimi I pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 155.536 të infektuar. Prej tyre 149.628 janë shëruar, ndërsa 5471 kanë ndërruar jetë. Për momentin numri I rasteve aktive është 437.

LEXO EDHE:

Back to top button