“Shtetësia”, Gashi: Kërkojmë zgjidhje afatgjate për qytetarët, shteti të mos paraqitet si pengesë

Kreu i Alternativës Afrim Gashi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, deklaroi se po bëhen të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjate për qytetarët të cilët përballen me problemin e shtetësisë. Sipas tij në bisedime me përfaqësuesit e qeverisë janë propozuar 15 dokumente të cilat do të dëshmojnë se X qytetari ka jetuar në këtë vend prej para vitit 1991. Gashi madje nënvizoi edhe pengesat që sipas tij  kanë ardhur nga Agjencia për Siguri Kombëtare e cila këtë kategori të qytetarëve e ka shpallur si të rrezikshëm për shtetin.

“Për ne ka qenë shumë me rëndësi ta dëshmojmë se një qytetar ka lindur dhe ka jetuar këtu në vitin 1991  dhe kjo mund të dëshmohet me disa dokumente. Ju thatë 15 dokumente, të gjitha këto…?

Jo, vetëm një prej tyre. Për shembull mund t’i numëroj disa: Një dëftesë për arsim të mbaruar, kudo qoftë që ka qenë në shkollë, gjatë viteve të 70, 80 ka qenë në shkollë dhe ka një dëftesë mund ta marrë shtetësinë. Librezë shëndetësore, fletë pronësi, librezë të punës, fotokopje të faqes së pasaportës të vjetra të Jugosllavisë apo të letërnjoftimeve dhe disa dokumenteve tjera… për të cilat ne jemi të bindur se me një prej këtyre dokumenteve mund të dëshmohet se një qytetarë ka qenë këtu në këtë vend në vitin 1991 dhe në bazë të këtyre dokumenteve mund të pajiste me shtetësi”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i partisë Aletrnativa.

LEXO EDHE:

Back to top button