Shtetësia/Mickoski: VMRO-ja do të propozojë amendamente

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp u shpreh i zhgënjyer pasi nuk është realizuar takimi i premtuar nga Zoran Zaev në lidhje me Ligjin për Shtetësinë, transmeton Alsat. Mickoski tha se VMRO-ja do të tashmë ka marrë propozim ligjin dhe se do të propozojë amendamente shtesë.

“Deri më sot, deri në këtë 1 qershor një bisedë e tillë nuk është realizuar. Askush nuk na ka informuar çfarë përmban marrëveshja. Deputetët i kanë marrë amendamentet në mënyrë zyrtare nën suaza të procedurave parlamentare, i kemi parë, dhe në bazë të marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Aleancës dhe Alternativës, ne do të propozojmë amendamente tona, që mendojmë që duhet të jenë në këtë ligj”, njoftoi Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button