“Shtetësia”, nis shqyrtimi i amendamenteve, opozita propozon mbi 1 000 të tilla

Kuvendi nisi shqyrtimin e amendamenteve ndaj propozim-Ligjit për shtetësi. Partitë opozitare kanë propozuar mbi 1 mijë amendamente, ndërsa 6 prej tyre nuk kanë qenë të rregulluar teknikisht. VMRO DPMNE dhe E Majta kundërshtuan fillimin e punës në Komisionin për Çështje Evropiane për shkak të mos dorëzimit dhe përkthimit të amendamenteve në kohë. Rendi i ditës u miratua nën presionin e opozitës për fjalime procedurale.

Opozita shqiptare edhe sot i bëri thirrje partive parlamentare të përfshihen në debat konstruktiv dhe të propozojnë amendamente përmbajtjesore.

“Le të shqyrtohet çdo amendament konstruktiv. Ne do të japim pëlqimin ne do ta përkrahim. Ky propozim-ligj nuk është i yni por është i atyre që kanë nevojë për ne. Është ligj i atyre të cilët në formë sistematike për 30 vite janë lënë anësh”- deklaroi Skender Rexhei, Deputet i ASH-AAA-së.

E Majta kundërshton konventat në të cilat është thirrur Qeveria gjatë vendosjes së yllit evropian në Propozim-ligjin e Shtetësisë.

“Duke u thirrur në këto konventa, Qeveria nuk është thirrur në dokumentin më të rëndësishëm, Konventa Evropiane për zvogëlimin e numrit të panevojshëm të shtetësive e vitit 1963. Përmbajtja e këtij ligji nuk është për apatritët, por është e personave që kanë shtetësi të Kosovës, në Zvicër, në Turqi. Ky është qëllimi i ligjit”- pohoi SINKRON – Dimitar Apasiev, Deputet i partisë E Majta.

Debati në Komisionin për Çështje Evropiane zgjat tre ditë. Javën që vjen propozimi pritet të jetë para deputetëve për miratim.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button