Shtetet e Bashkuara janë afër miratimit të dërgimit të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe evropianë, raporton Wall Street Journal.
Sistemi i raketave ATACMS ka një rreze prej rreth 305 kilometra, e cila është e mjaftueshme për forcat ukrainase për të goditur objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.
Presidenti amerikan Joe Biden nuk e ka miratuar ende transferimin, pjesërisht për shkak të shqetësimeve midis zyrtarëve amerikanë se Ukraina mund të përdorë sistemin për të sulmuar territorin rus, duke e kthyer potencialisht konfliktin në një luftë më të gjerë me Perëndimin.
Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prej fillimit të luftës i ka bërë thirrjeve vendeve perëndimore që t’i dërgojnë armë të rënda siç është sistemi raketor ATACMS.








