Shteti duhet të blejë energji elektrike shtesë në dhjetor, ja sa do t’i kushtojë

Përgatiti Ile Petrevski

Shpenzimi që ka bërë MEPSO gjatë krizës energjetike në dy muajt e fundit lëviz nga 15 deri në 20 milionë euro. Nëse kompania shtetërore energjetike i merr këto para nga Qeveria, atëherë çmimi i energjisë elektrike për qytetarët nuk do të rritet ndjeshëm.

Drejtori i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani, për Alsat thotë se aktualisht po tërhiqet një sasi minimale e energjisë elektrike nga sistemi i përbashkët evropian i transmisionit, pasi sipas tij, situata me prodhimin vendor ngadalë po stabilizohet.

“Do të marrim një miliard denarë, pra rreth 16 milionë euro”, kështu na thanë nga Qeveria për të ulur goditjen në likuiditetin e MEPSO-s. Pra, fonde që duhet t’i transferojmë këto ditë në llogarinë e operatorëve evropianë në bazë të tërheqjeve që i kemi bërë”, ka thënë Kushtrim Ramadani drejtor i MEPSO-s.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike nga sistemi evropian është tërhequr në tetor. Nga gjithsej 85 gigavat orë të tërhequra, 75 janë tërhequr nga EMV.

Ndërkohë shteti do të duhet të blejë energji shtesë në dhjetor për rreth 8 milionë euro, edhe për këtë presin para nga buxheti i shtetit.

Kjo tërheqje e energjisë nga sistemi i përbashkët evropian është një dukuri normale, thotë Janez Kopaç, President i Komunitetit Evropian Energjetik. Të gjithë e bëjnë këtë kur nuk kanë mjaftueshëm prodhim vendas. Por, Maqedonia e Veriut mori më shumë se zakonisht.

“Nëse ka një deficit, atëherë ai tërhiqet dhe duhet paguar. Çmimi nuk është i ulët, por të gjithë e bëjnë këtë. Vetëm se tani kjo ndodhi në shkallë të madhe në Maqedoni”, tha Janez Kopaç- President i KEE

Për shkak të kësaj marrje të madhe të rrymës por të paparalajmëruar, Rrjeti Evropian Energjetik dërgoi paralajmërime në vend dhe kërcënoi se do t’i kërkojë Maqedonisë së Veriut të paguajë gjoba. Sanksioni do të shkonte deri në një milion euro në ditë dhe marrje të tilla ndodhën gjatë shumë ditëve.

LEXO EDHE:

Back to top button