Shtohen rastet edhe në Shqipëri, 99 infektime të reja gjatë orëve të fundit.
Rastet e reja me Koroanvirus janë shtuar edhe në Shqipëri. Kështu nga 3,599 testime, janë regjistruar 99 raste të reja dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv të Tiranës po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.








