Shtrenjtohet standardi jetësor në Maqedoninë e Veriut

Një familje katër anëtarëshe për të kaluar muajin me gjërat me elementare për jetesë i nevojiten 34,342 denarë, shkruan Alsat. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave shporta e konsumatorit në muajin gusht ka shënuar rritje për 214 denarë. Në muajin gusht janë përfshirë edhe shpenzimet që bëjnë familjet për përgatitjen e fëmijëve për në shkollë. Kështu që nëse një familje katëranëtarëshe ka një njërin fëmijë në shkollë, atëherë do ti nevojiten plus 8 mijë denarë, me çka shporta minimale e konsumatorit do të arrinte në 42,342 denarë.

Sipas të dhënave të përpunuara familjet më shumë para shpenzojnë për ushqim dhe pije; 14,633 denarë, dhe 10,818 denarë për fatura. Për higjienë personale shpenzojnë 2,382 denarë, dhe për transport rreth 2,529 denarë. Për aktivitetet kulturore ndajnë  1,068 denarë dhe 736 denarë për shëndetësinë.

“Analizat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht ndërsa pagat mbeten të njëjta. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritja më e madhe u regjistrua në ushqime dhe pije me 1.5 për qind, kurse perimet rritja ka shkuar në 15.8 për qind.

Nga Lidhja e Sindikatave vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë së paku 60 për qind e pagës mesatare, pasi dy paga minimale, nëse punojnë dy anëtarët e familjes nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shportën minimale të konsumatorit.

“Nëse rritja e kostos së jetesës dhe çmimeve vazhdon me një intensitet të tillë, atëherë as tre paga minimale nuk do të ishin të mjaftueshme për të arritur rritjen e Shportës Minimale të Sindikatës. Nëse vetëm paga mesatare rritet, dhe paga minimale ngec, apo nëse nuk pranohen vërejtjet e sindikatave, do të kemi një trend të varfërimit të qytetarëve”, konsideron Lidhja e Sindikatave.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button