Shtyhet seanca e Nasim Haradinajt

Është shtyrë seanca dëgjimore ndaj Nasim Haradinaj i cili ishte paraparë që sot në ora 15:00 të dalë para Speciales.

Seanca është shtyrë më 18 dhjetor në ora 14:00. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.

Kërkesa për shtyrjen së Haradinajt e ka bërë avokati i tij, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për të diskutuar aktakuzën me klientin e tij dhe për t’u përgatitur për seancën dëgjimore.

“Në dritën e arsyeve të lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: a) VENDOS që seancën dëgjimore mbi paraqitjen fillestare të z. Haradinaj të shtyhet për të premten, 18 Dhjetor 2020, në orën 14:00; dhe b) URDHRON Këshilltarin që z. Haradinaj të paraqesë një version publik të redaktuar të kërkesës së tij për shtyrje (F00077) ose të tregojë se mund të jetë klasifikuar si publike”, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë që sipas avokatit të tij është bërë e ditur se Specialja është konfirmuar aktakuza ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.

Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale.

 

LEXO EDHE:

Back to top button