Shtyhet sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror

Organizimi i Forumit Ekonomik Botëror, është shtyrë sërish nga maji për muajin gusht të këtij viti, për shkak të atyre që janë konsideruar “sfida për luftim të pandemisë”.

- Advertisment -

Forumi me bazë në Gjenevë, ka shtyrë edhe më herët datat e organizimit për këtë vit.

“Ndonëse Forumi Ekonomik Botëror dhe Qeveria e Singaporit vazhdojnë të ndjekin rregullat për të siguruar takime të sigurta dhe efektive, dhe shkalla e përhapjes së koronavirusit në Singapor vazhdon të jetë në nivele të përballueshme, ndryshimet e kohës së takimit reflektojnë sfidat ndërkombëtare në luftim të pandemisë”, është thënë në deklaratë.

Kufizimet globale në udhëtime e kanë bërë të vështirë planifikimin me prezencë fizike në pjesën e parë të vitit, meqë rregullat e ndryshme të karantinës kanë shtuar kohën që duhet të kalohet për t’u organizuar takimet, është thënë mes tjerash në njoftim.

Ministria për Tregti dhe Industri e Singaporit, ka thënë se qeveria ka kuptuar sfidat me të cilat përballet Forumi dhe është pajtuar për shtyrje të organizimit.

Takimi vjetor i këtij Forumi zakonisht zhvillohet në muajin janar, në Davos të Zvicrës, mirëpo pandemia e ka bërë të pamundshme një gjë të tillë këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button