Shuhet zjarri në “Global” , dëmet materiale janë shumë të madha

Në orët e hershme të mëngjesit është shuar zjarri që shpërtheu mbrëmë rreth orës 23;00 në Qendrën Tregtare “Global”, në Strumicë. Zjarri ka shkrumbuar më shumë se 10 dyqane, pjesën e brendshme ku është i vendosur tregu, gjithashtu është kapluar nga zjarri edhe një pjesë e super-marketit. Nga zjarri raportohet se është përfshirë edhe një pjesë e katit të tretë të kësaj Qendre Tregtare.

Ndërkohë kreu i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski i cili që mbrëmë ka dal në vendngjarje ka deklaruar se dëmet materiale janë të mëdha , por për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe viktima në njerëz.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ekipet kompetente punojnë në zbardhjen e shkaqeve që sollën deri tek shpërthimi i këtij zjarri që shkaktoi dëme të mëdha materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button