Shumica e qytetarëve në natën e ndërrimit të viteve do të jenë pranë familjeve të tyre

Shumica e qytetarëve në natën e ndërrimit të viteve do të jenë pranë familjeve të tyre

Gazetar: Mihajllo Donev

Pritjen e vitit 2026, pjesa më e madhe e qytetarëve do ta kalojnë në shtëpi, ose pranë familjeve ose më shoqërinë. Ka edhe të tillë që do të udhëtojnë.

Qytetarët me dëshirë që vitit 2026 të jetë më i mirë. Duan ta shohin pastërti më të madhe nëpër qytet.

“Për qytetin çfarë prisni? Për qytetin, të rregullohet edhe pak dhe gjithçka do të jetë në rregull. Duhet të vendosen më shumë kosha për mbeturina. Kultura dhe vetëdija e popullit të ngrihet”, tha një qytetar.

“Vetëm një vërejtje kam – stacioni hekurudhor. Stacioni hekurudhor është qendra e qytetit – autobusë, trena dhe gjithçka. Aty duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje…”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Ja, të rregullohet, të punohet ajo që duhet, të kryhen veprimet bazë dhe aq është”, deklaroi një tjetër qytetar.
Për vitin e kaluar, thonë se mungesa e higjienës në qytet ka qenë pika më e dhimbshme, por edhe linjat e parregullta të autobusëve.

“Vitin e kaluar ishte shumë e papastër. Të mos mbetet vetëm në ato premtime se qyteti do të jetë më i pastër, por të vazhdohet më tej me rregullimin”, tha një qytetar.

“Do të thotë, autobusë, papastërti…deri diku për papastërtinë edhe vetë jemi fajtorë”, theksoi një qytetar.

Vetëm para disa muajve qendra e qytetit të Shkupit ishte e mbushur me mbeturina, ndërsa gjatë vitit të kaluar shpesh ndodhte që qytetarët të prisnin me orë të tëra në stacionet e autobusëve për të arritur në vendet e punës. /Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button