" "
Ndërsa disa ashensorë janë aq të ngadaltë sa mund të hani një sanduiç në kohën kur arrini në katin e shtatë, ashensori më i shpejtë në botë udhëton 121 kate në 53 sekonda.
Ashensori ndodhet në rrokaqiellin Shanghai Zhongxin Dasha në Shangai, ndërtesa më e lartë në Kinë. Ashensori më i shpejtë në botë udhëton me një shpejtësi të pabesueshme 73.8 kilometra në orë. Është pak më i ngadalshëm se cheetah, kafsha më e shpejtë tokësore në planet. Është prodhuar nga kompania japoneze “Mijubishi Electric Corporation”.
Çdo ditë ai transporton 25,000 njerëz në ndërtesën, e cila ka 128 kate dhe është 632 metra e lartë. Ndërtesa u hap në vitin 2015.
Në videon e mëposhtme shikoni se si është të udhëtosh me ashensorin më të shpejtë në botë.








