Turqi, 11 viktima e disa të lënduar në tërmetet e djeshme

Turqi, 11 viktima e disa të lënduar në tërmetet e djeshme

Drama nuk ka fund në Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë, pasi dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt, të dy vendet u tronditën sërish nga një tërmet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 të hënën, duke shkaktuar 11 viktima dhe qindra të plagosur. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Pasgoditja e madhe ndodhi teksa njerëzit kishin hyrë në shtëpitë e tyre, të cilat pësuan dëmtime në tërmetin e madh të 6 shkurtit, për të marrë disa nga gjërat e tyre. Në Siri, rreth 470 persona të lënduar thuhet se kanë vizituar spitalet pas tërmeteve të së hënës.

LEXO EDHE:

Back to top button