Si mund të kurseni kohë falë Inteligjencës Artificiale, disa nga “aftësitë” që nuk keni më nevojë t’i mësoni
Si mund të kurseni kohë falë Inteligjencës Artificiale, disa nga “aftësitë” që nuk keni më nevojë t’i mësoni
Gjatë muajve të fundit, zhvillimet në Inteligjencën Artificiale (AI) kanë marrë hapa të mëdhenj dhe përdorimi i saj është rritur me të madhe, veçanërisht pas lansimit të ChatGPT-s nga kompania OpenAI.
Megjithatë, ndonëse mund të jetë e arsyeshme të fillojmë të përgatitemi me një botë që sundohet nga AI, disa gjëra edhe mund të ekzagjerohen dhe kapacitetet e AI-s të mbivlerësohen, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.
Njerëzit janë të frikësuar nga një ardhme e pasigurt ku rrezikojnë të humbasin punën, stabilitetin dhe vlerën në shoqëri, pasi aftësitë e tyre po bëhen më të automatizuara. Sidoqoftë, Inteligjenca Artificiale gjithmonë do të ketë nevojë për bashkëpunim njerëzor, dhe ndonjëherë edhe ndërhyrje, për të funksionuar siç duhet.“Ne nuk duam të jemi plotësisht të varur nga AI-ja në të ardhmen, sepse çfarë ndodh nëse virusi tjetër jo siç jemi mësuar pra sikurse coronavirusi, por një virus kompjuterik që i katandis të gjithë kompjuterët tanë dhe shkatërron ose bllokon të gjitha sistemet tona kompjuterike?”, tha për Euronews, Bernard Marr një futurist dhe autori më i shitur ndërkombëtar.
Aftësitë që nuk keni nevojë t’i mësoni falë inteligjencës artificiale
Ndonëse AI nuk pritet të përvetësojë plotësisht aftësitë e njerëzve, teknologjia po avancohet në kryerjen e detyrave të përsëritura themelore ose robotike.
Kjo mund të kursejë kohë dhe t’u ofrojë njerëzve hapësirë për të eksploruar përdorimin e aftësive të veçanta njerëzore, si kreativiteti dhe imagjinata.
“Njerëzit shpesh tremben kur mendoni për të gjitha aftësitë që ka tani AI. Pra, çfarë do të thotë për punën time si një individ që shkruan, për shembull, a do të thotë kjo që në të ardhmen mjetet si ChatGPT do të shkruajnë të gjithë artikujt tanë? Dhe përgjigja është jo. Por ajo që do të bëjë është se do të përmirësojë punët tona”, shtoi Marr.
Në listën e mëposhtme janë pesë aftësi që tani mund t’i anashkaloni t’i mësoni falë zhvillimeve të fundit në fushën e AI-s.
Të shkruarit
Teknologjia e gjenerimit të gjuhës e AI-s mund të përdoret për të prodhuar raporte të thjeshta, artikuj lajmesh dhe përmbajtje të tjera.
Derisa aftësitë e gjuhës së AI-s përparojnë, do të përmirësojë punët e njerëzve me shkrim duke përmbledhur informacionin, duke bërë sugjerime dhe prodhim idesh.
Punëtorët tashmë po i përdorin ‘chatbotë’ si ChatGPT për të shkruar përmbajtje të përshtatshme për punën e tyre, si p.sh. ekipet e burimeve njerëzore me përshkrime të punës.
Disa njerëz madje po bëjnë para shtesë duke përdorur AI-n për të shkruar dhe shitur lloje të ndryshme librash dhe përmbajtjesh në Amazon, sipas Reuters.
Art dizajni
Mjetet e fuqizuara nga AI mund të reduktojnë punën manuale të projektimit duke ndihmuar me detyra të tilla si gjenerimi i imazheve, dizajnimi i procesit të rregullimit elementeve vizuele dhe përsosmërinë e skemave të ngjyrave.
Megjithëse disa argumentojnë se përdorimi i AI-s për të krijuar art nuk është artistik, ka pionierë që përdorin AI-s për të zhvilluar stilin dhe zanatin e tyre.
Për shembull, një fotograf në Instagram, i cili fitoi mijëra ndjekës me portrete mahnitëse, pranoi se ato ishin krijuar në të vërtetë nga softueri i AI-s, Midjourney, dhe ishin ndrequr me Photoshop.
Futja e të dhënave
“Futja dhe përpunimi i të dhënave ka gjasa të automatizohet prej 5 deri në 10 vjet. Algoritmet e mësimit të makinerive mund të futin të dhëna më shpejt dhe më saktë se njerëzit”, tha për Forbes, Imane Adel, nënkryetare ekzekutive e strategjisë në Paymob.
Falë algoritmeve të mësimit të makinerive si teknologjia e njohjes optike të karaktereve (OCR), AI tani mund të njohë dhe konvertojë tekstin e printuar ose të shkruar në të dhëna dixhitale, duke reduktuar gabimet manuale dhe duke kursyer kohë të vlefshme.
Analiza e të dhënave
Inteligjenca Artificiale mund të analizojë shpejt sasi të mëdha të dhënash, duke identifikuar modele dhe njohuri që njerëzit mund t’i keqinterpretojnë ose humbasin plotësisht, gjë që ndoshta çon në një vendimmarrje më të mirë.
“Në ditët e sotme, ne kemi një AI që thjesht mund të shikojë të dhënat tona, t’i analizojë ato, të zbulojë modele dhe të bëjë disa nga analizat për ne. Dhe me gjithë këtë mund të kryejë detyrat bazë të kontabilitetit financiar”, tha Marr për Euronews Next.
Editimi i videos
Mjetet e editimit me AI mund të ndihmojnë njerëzit pa përvojë në editim duke zgjedhur dhe montuar automatikisht fotot më të mira, duke përpunuar video dhe duke rregulluar nivelet e audios.
Mund të ndihmojë gjithashtu me detyra të tilla si rregullimi i imazhit, stabilizimi i videos dhe korrigjimi i ngjyrave. Mjetet e AI-s gjithashtu mund të gjenerojnë pamje paraprake, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të vizualizojnë produktin e tyre përfundimtar.