Si të kujdesemi për sytë

Si të kujdesemi për sytë

Shëndeti i syve nuk duhet neglizhuar kurrë. Nëse merrni këto hapa të lehta mund të kujdeseni për shëndetin tuaj të syve:

1.Hani mirë. Shëndeti i mirë i syve fillon me ushqimet që konsumoni. Ushqyesit si acidet yndyrore omega-3, lutein, zinku dhe vitaminat C dhe E mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të shikimit të lidhura me moshën. Për t’i marrë ato, mbushni pjatën tuaj me:

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, kale, lakra jeshile etj;

Salmon, ton dhe peshq të tjerë yndyrorë;

Vezë, arra, fasule dhe burime të tjera të proteinave joshtazore;

Portokall dhe fruta të tjera agrume ose lëngje;

Midhje dhe proshuta.

Një dietë e balancuar gjithashtu ju ndihmon të qëndroni në një peshë të shëndetshme. Ajo ul shanset për obezitet dhe sëmundje të ngjashme me diabetin e tipit 2, i cili është shkaku kryesor i verbërisë tek të rriturit.

Ndaloni duhanin. Nëse konsumoni duhan ju me siguri merrni dëmtime të nervit optik dhe atë macular. Nëse keni provuar ta lini duhanin dhe nuk ia keni dalë provojeni sërish. Sa më shumë që të përpiqeni aq më shumë shanse keni që të arrini sukses.

Vendosni syze dielli. Syzet e duhura do të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollcë (UV) të diellit. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV rrit mundësitë tuaj për dëmtime të syve. Zgjidhni syzet që bllokojnë 99% në 100% të rrezeve UVA dhe UVB. Nëse mbani lente kontakti, disa ofrojnë mbrojtje UV por syzet vendosini gjithsesi.

Përdorni syze sigurie kur është e nevojshme. Nëse punoni me materiale të rrezikshme ose që mund të kërcejnë në ajër, në punë ose në shtëpi, mbani gjithmonë syze mbrojtëse. Gjithashtu disa lloje sportesh si hokej mund të dëmtojnë sytë.

Qëndroni sa më shumë larg kompjuterit. Nëse qëndroni për një kohë të gjatë para kompjuterit ose para celularit, mund të shkaktoni:

Tendosje në sy;

Shikim i turbullt;

Probleme me fokusimin në distancë;

Tharjen e syve;

Dhimbje koke;

Dhimbje shpine, qafe dhe shpatullash.

Për të mbrojtur sytë:

Sigurohuni që syzet tuaja ose lentet e kontaktit me recetën e mjekut të jenë të përditësuara dhe të mira për shikimin në ekranin e kompjuterit.

Nëse tendosja e syve nuk largohet, bisedoni me mjekun tuaj për syze kompjuterike. Vendosni ekranin në mënyrë të atillë që sytë tuaj të jenë në nivel me pjesën e sipërme të monitorit. Kjo ju lejon të shihni poshtë në ekran.

Mundohuni të shmangni rrezatimin nga dritaret dhe dritat. Përdorni një ekran anti-reflektim nëse është e nevojshme.

Zgjidhni një karrige të rehatshme, mbështetëse. Vendoseni atë në mënyrë që këmbët tuaja të qëndrojnë shesh në dysheme.

Nëse sytë tuaj janë të thatë, qëndroni sa më larg kompjuterit.

Bëni një pushim për sytë çdo 20 minuta. Shikoni 20 metra larg për 20 sekonda. Ngrihuni të paktën çdo 2 orë dhe bëni një pushim 15-minutësh.

Vizitoni mjekun e syve rregullisht. Gjithkush ka nevojë për një testim të rregullt të syve, madje edhe fëmijët e vegjël. Vizita ndihmon në mbrojtjen e shikimit tuaj dhe ju lejon të realizoni më të mirën tuaj.

Testimet e syve gjithashtu mund të gjejnë sëmundje, si glaukoma, të cilat nuk kanë simptoma. Është e rëndësishme t’i kapni ato që në fillim në mënyrë që t’i trajtoni lehtë.

LEXO EDHE:

Back to top button