Borrell sot takon ndaras Kurtin e Vuçiq

Borrell sot takon ndaras Kurtin e Vuçiq

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi.

Të enjten, në një konferencë për media Stano tha se ky takim do të mbahet në vazhdën e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet në veri të Kosovës.

“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdojnë përpjekjet e BE-së për të ndihmuar të dyja palët për të deeskaluar dhe zbutur tensionet aktuale dhe për të arritur përfundimisht përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pra kjo është arsyeja kryesore, kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë prej disa kohësh, sidomos që kur ndodhi përshkallëzimi i fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pra, ky është objektivi kryesor dhe Përfaqësuesi i Lartë, si lehtësuesi kryesor i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Beogradit dhe Prishtinës, po vazhdon përpjekjet e tij. Ndoshta e keni vënë re se ai ka folur me të dy ata, me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq gjatë fundjavës së kaluar. Takimi është një mundësi për të dhënë mesazhet kryesore për të arritur deeskalimin dhe përparimin dhe për të ecur përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.

Një takim të mundshëm me presidentin serb e kishte paralajmëruar kryeministri, Albin Kurti.

Ai në një videomesazh para se të nisej për Paris ka thënë se atje mund të ketë një takim trelateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button