Si të mbani në kontroll rrahjet e zemrës?!

Si të mbani në kontroll rrahjet e zemrës?!

I keni parasysh momentet kur zemra rreh aq fort sa duket sikur do të dalë nga kraharori? Këto e raste të tjera tregojnë se zemra juaj rreh në mënyrë të çrregullt.

Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të jenë pasojë e ndonjë problemi mjekësor siç janë: tiroidja, aritmia, fibrilacioni atrial, e në raste më ekstreme, dështim i zemrës.

Si Të Përmirësoni Rrahjet e Zemrës

Teknikat e Qetësimit

Stresi ka një ndikim të fortë tek zemra dhe mënyra se si ajo rreh.

Prandaj, ekspertët thonë se njeriu duhet të mësojë disa teknika qetësimi që të përballet me stresin dhe të mbrojë zemrën.

Ndër metodat më të mira janë: aktiviteti fizik, joga, meditimi, frymëmarrja e thellë etj.

Kujdes Me Stimuluesit

Luhajet në rrahjet e zemrës mund të çrregullohen si pasojë e disa stimuluesve siç janë: duhani, droga, kafeina, çaji, lëngjet e gazuara, ilaçet kundër tensionit të lartë dhe ato kundër kollës.

LEXO EDHE:

Back to top button