Si vajza e presidentit të Uzbekistanit ndërtoi perandorinë 240 mln dollarë

Si vajza e presidentit të Uzbekistanit ndërtoi perandorinë 240 mln dollarë

Gulnara Karimova, vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit Islam Karimov ka shpenzuar 240 milionë dollarë për të blerë prona në vende të ndryshme të botës nga Londra në Hong Kong. Sipas BBC, Karimova e ka vendosur pasurinë përmes ryshfeteve dhe korrupsionit.

Sipas studimit “Freedom for Eurasia”, kjo histori ka ngritur pikëpyetje mbi përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar pasuritë e paligjshme.

Autoritetet britanike prej kohësh janë akuzuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar kriminelët nga jashtë që të përdorin prona në Mbretërinë e Bashkuar për të pastruar para.

Gulnara Karimovës ju propozua që të pasonte babain e saj, Islam Karimov, i cili sundoi Uzbekistanin si president i shtetit të Azisë Qendrore nga 1989 deri në vdekje e tij 2016.

Ajo u shfaq si këngëtare e muzikës pop me emrin e artit “Googoosha”, drejtoi një kompani bizhuterish dhe po ashtu shërbeu si ambasadore në Spanjë.

Në vitin 2014 ajo u zhduk nga publiku, deri në vitin 2019 që u mësua se ajo u dërgua në burg për shkelje të kushteve të “Arrestit shtëpiak”.

Freedom for Eurasiaidentifikoi të paktën 14 prona që raportohet se ishin blerë para se ajo të arrestohej, me fonde të dyshuara të dyshimta, në vende të ndryshme, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Francën, Dubain dhe Hong Kong-un.

LEXO EDHE:

Back to top button