Siguria e nxënësve, policia e Tetovës shton kontrollet në afërsi të shkollave
Siguria e nxënësve, policia e Tetovës shton kontrollet në afërsi të shkollave
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Policia e Tetovës ka shtuar kontrollet në rrugët ku gravitojnë nxënësit, sidomos në orët e para të mëngjesit kur dhe fillon procesi mësimore dhe pasdite kur mbarojnë orët. Ky aksion i Policisë ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e dukurive negative.
“Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë, çdo ditë gjatë ndërrimit të turneve dhe fillimit e mbarimit të procesit mësimor, patrullojnë në afërsi të shkollave apo hyrjet e shkollave, me qëllim të parandalimit të prishjes së qetësisë dhe rendit publik, qarkullim të personave të njohur për policinë, si dhe shtimin e sigurisë për nxënësit nëpër shkolla”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Drejtuesit e shkollave kërkojnë që në afërsi të shkollave në vazhdimësi të ketë patrulla policore.
“Madje prezenca e tyre është e mirëseardhur tek ne sepse ne nuk posedojmë rojë sigurimi afër objektit të shkollës dhe çdo nismë e këtillë për prezencë policie do ishte më shumë se e nevojshme si në shkollë edhe tek mjetet e transportit. Njëkohësisht dua të theksoj se edhe nga ana e sektorit për arsim të komunës, na u kërkua na ne që të aplikojmë për pëlqime të reja për roje sigurimi në veçanti sepse edhe kjo është një gjë e domosdoshme”, tha Jeton Kamberi. Drejtor i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Tetovë.
“Kjo rrugë ka nevojë të jashtëzakonshme për policinë që të jenë të sigurt nxënësit dhe të punësuarit apo prindërit që vijnë të sjellin nxënësit. Parkimi i makinave është një pengesë shumë e madhe dhe është evidente tek shkolla, sidomos përpara në trotuar parkohen shumë makina, dhe do na ndihmonte që policia të merret masa për pastrimin e trotuarit”, u shpreh Imbërja Ademi, UD Drejtor-Shkolla fillore “Istigball” Tetovë.
Policia e Tetovës edhe në të kaluarën ka zhvilluar aksione kontrolli në shkollat e Tetovës. Kohë më parë në dy shkolla të mesme të këtij rajoni dy nxënës u kapën me substanca narkotike, ndërsa kishte edhe raste kur disa nxënës në çantat e tyre mbanin armë të ftohta, si thikë e boks hekuri./Alsat.mk