Siljanovska e falë Gjoko Popovskin, i cili ishte i dënuar në rastin “Tanku”

Siljanovska e falë Gjoko Popovskin, i cili ishte i dënuar në rastin “Tanku”

Ish ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski është gjetur në listën e të falurve të presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Popovskit, presidentja ia ka falur 1 vit burg dhe ai tanimë do të jetë i lirë pas nëntë vitesh të kaluara prapa grilash. Popovski u dënua në dy lëndë të ish Prokurorisë Speciale Publike. Konkretisht, së pari u dënua me 6 vjet burg në vitin 2018-të për keqpërdorime gjatë furnizimit të mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh në lëndën e njohur si “Tanku”. Një vit më vonë, Popovski u dënua edhe me 9 vjet tjera burg në lëndën “Treqind” në lidhje me furnizimin e 300 veturave për Policinë. Një vit më vonë, Apeli për këtë lëndë ia uli dënimin në 5 vjet. Krahas Popovskit janë liruar edhe 7 persona të tjerë, dhe 4 plotësisht të cilët janë Senat Fejzuli nga Kondova, Gligor Nikollov nga Kavadari, Sali Uzeiri nga Pallçishtja dhe Sabahudin Murati nga Konjarja e Poshtme. 5 muaj, Siljanovska ia ka falur Aleksandar Vasilevskit nga Rosomani, gjashtë muaj Auron Limanit nga Presheva, ndërsa më së shumti i ka falur Marina Trajkovskës nga Kavadari, respektivisht 3 vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button