Silvinjo shpalos listën “kuqezi” për sfidën me Poloninë

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë të eliminatoreve për “Euro 2024” ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023. Tre portierët e ftuar janë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederik Veseli.

Në mesfushë do të jenë: Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë ftuar Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për median të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë.

Sakaq, kombëtarja kuqezi do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë. Sfida Poloni-Shqipëri, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button