Argjentina “rrëmbeu” talentin e madh nga Spanja?!

Alejandro Garnaço, 18-vjeçari nga Madridi, të cilin Argjentina ia “rrëmbeu” nga Spanja, konsiderohet zbulimi i madh i “Djajve të Kuq”, në këtë sezon. Futbollisti premtues spanjollo-argjentinas, i cili ka veshur fanellën e “La Rojas” në përfaqësueset e moshave të reja, në fund zgjodhi të përfaqësonte Argjentinën. Garnaço, i cili dëmtoi kyçin e djathtë kundër Sautemptonit, nuk do të jetë në gjendje të debutojë për Argjentinën në miqësoret e ardhshme.

“Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë se si ndihem në këtë moment. Jam i zhgënjyer që humba mundësinë për të qenë me shokët e mi në kombëtaren e Argjentinës, në atë që do të kishte qenë një moment i madh krenarie për mua dhe familjen time”, shpjegoi adoleshenti i rritur në Madrid, i cili nënshkroi për Man. Juanjtedin nga Atlétiko Madridi në vitin 2020.

Bernardo Romeo, koordinator i ekipeve të të rinjve të Argjentinës, zbuloi se Alejandro Garnaço “ishte thirrur nga koordinatori i ekipeve të Spanjës”.

“Alejandro Garnaço ishte shumë i qartë, më tha se iu përgjigj për respekt, por ai ka vendosur të luajë për Argjentinën”, – shpjegoi Romeo. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button