Simeone: S’ka arsyetim, ata ishin më të mirë


Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone u mundua që të arsyetojë disfatën e skuadrës së tij ndaj Lajpcigut në çerekfinale, por në fund pranoi se skuadra gjermane ishte më e freskët.

“Kemi dhënë gjithka që patëm. Ishte e vështirë për ne që të fitonim duelet dhe ishin më të shpejtë. Kishte qenë vit i gjatë me këto 60 ditë pushimi. Pastaj kishte presion për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Kishim një javë kohë për t’u kthyer në stërvitje. Por, ata kishin përkushtim, entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi. Nuk ka arsyetime”, ishin fjalët e trajnerit të Atletikos, Diego Simeone.

Lajpcigu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të vihet përball PSZH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button