Simptomat që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak: Kontrolloni nëse jeni në rrezik më të lartë

Simptomat që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak: Kontrolloni nëse jeni në rrezik më të lartë

Nëse e dini se keni mungesë hekuri në gjak, atëherë duhet të rrisni marrjen e ushqimeve si mëlçia, mishi i kuq, fasulet, arrat dhe frutat e thata.

Mungesa e hekurit është shumë e zakonshme dhe mund të shkaktojë efekte të ndryshme anësore, shkruan “Mirror”.

Nivelet e ulëta të hekurit janë të zakonshme dhe mund të çojnë në anemi. Njerëzit në rrezik më të madh janë gratë pas menopauzës, të cilat kanë nevojë për më shumë se dy herë më shumë hekur se burrat për shkak të menstruacioneve dhe humbjes së gjakut.

Gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë për 50 për qind më shumë hekur për zhvillimin e duhur të shtatzënisë.

Grupet e tjera të rrezikuara të njerëzve janë veganët dhe vegjetarianët, sepse hekuri nga perimet nuk absorbohet si hekuri nga mishi.

Megjithatë, nuk janë vetëm këto grupe njerëzish që janë të ndjeshëm ndaj mungesës së hekurit dhe nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe shpesh të ftohtë, kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të kontrolloni nivelet e hekurit.

Shkaqet kryesore të mungesës së hekurit janë:

– Marrja e pamjaftueshme e ushqimeve që janë të pasura me hekur;
– probleme me përthithjen e hekurit;
– humbje gjaku.

Nëse keni simptomat e mëposhtme, ka shumë mundësi që të keni nivele të ulëta të hekurit.

– Jeni gjithmonë të ftohtë;
– je i lodhur.

Shenja të tjera përfshijnë:

– Lëkurë të zbehtë;
– dhimbje koke;
– frymëmarrje e shkurtër;
– flokë dhe lëkurë të thatë;
– rrahjet e zemrës;
– ënjtje dhe dhimbje në gjuhë dhe gojë;
– këmbët e shqetësuara;
– thonjtë e brishtë.

LEXO EDHE:

Back to top button