Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë dhe sipas ekspertëve, konsumimi i moderuar i kafesë mund të ketë efekte pozitive në shëndet. Por nga ana tjetër, në rast të konsumimit të tepërt mund të zhvillohet edhe varësia ndaj kafeinës.
Varësia konsiderohet konsumimi i përditshëm i kafeinës në sasi të tepërta në mënyrë që të ketë pasoja negative në ndërveprimet sociale, shëndetin dhe fusha të tjera të jetës.
Nëse pini shumë kafe, kafeina mund të ndikojë negativisht në zemër, presioni i gjakut mund të rritet dhe mund të ndodhin pasoja të tjera: – pagjumësi; – ankth; – probleme me tretjen etj.
Kafeina gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e zorrëve dhe fshikëzës. Në mënyrë që të shfaqen disa pasoja negative, shumica e njerëzve do të duhej të konsumonin mjaft kafeinë. 4 deri në 5 filxhanë kafe në ditë janë të pranueshme, por gjithçka varet nga sa i ndjeshëm jeni ndaj kafeinës.
“Kërkimet kanë treguar se kjo sasi e kafeinës duhet të jetë e dëmshme për shëndetin e zemrës, nivelet e kolesterolit dhe ritmin e zemrës”, thotë Victoria Taylor nga Shoqata Britanike e Zemrës.
Nga ana tjetër, konsumimi në sasi të moderuar mbron nga diabeti i tipit 2, sëmundja e Parkinsonit, sëmundjet e mëlçisë, ataku në zemër dhe goditjet në tru.








