Talentët e Real Madridit përfundojnë në Seria A

Dy talentët e Real Madridit, Luka Joviç dhe Mario Gila do të vazhdojnë karrierën e tyre në Serie A. Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, “Mbretërit” do të nënshkruajnë këtë javë largimin e tyre.

Joviç do të transferohet në Fiorentinë, në një marrëveshje të përhershme, me 50% pjesëmarrje në rast të ndonjë transferimi tjetër. serbi do t’i zhvilloj vizitat mjekësore gjatë javës.

Ndërsa Mario Gila do të bashkohet me Lacion në një marrëveshje të përhershme, ku Reali do të përfitoj rreth 6 milionë euro. Lojtari dhe klubi tashmë kanë arritur marrëveshje për kushtet personale./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button