Sindikata e policisë italiane ankohet për maskat ngjyrë rozë që iu dhanë oficerëve për t’i bartur gjatë detyrës

Një sindikatë e policisë italiane është ankuar pasi oficerëve iu dhanë maska ngjyrë rozë për t’i bartur në detyrë.

Sipas medieve të huaja, një numër maskash rozë iu ndanë forcave të policisë në disa provinca italiane gjatë pandemisë së COVID-19 në javët e fundit.

Por një sindikatë e oficerëve të policisë italiane ka denoncuar masën, duke thënë se ngjyra mund të “dëmtojë imazhin e institucionit”.

Në një letër drejtuar kreut të policisë kombëtare, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Autonome të Policisë (SAP) protestoi kundër maskave.

Stefano Paoloni tha se maskat rozë ishin “të papërshtatshme” për oficerët.

LEXO EDHE:

Back to top button