Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së: Foshnja ka mundur të shpëtojë, të dorëhiqet drejtori i Gjinekologjisë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së: Foshnja ka mundur të shpëtojë, të dorëhiqet drejtori i Gjinekologjisë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Gjinekologjisë, Zef Ndrejajt, për mosintervenimin e shpëtimit të foshnjës në rastin e vrasjes së nënës shtatzënë, Hamide Magashit, të mërkurën.

Ata përmes një komunikate kanë thënë që Kodi i Etikës e lejon që të kryhet një intervenim i tillë në aso kushte, shto faktin që një rast i tillë ka ndodhur në oborrin e Gjinekologjisë.

“Leni pallavrat dhe shfajësimet, nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për ta nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë”, thuhet në komunikatë.

“Një skalper është dashur. Kaq. CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo”.

“Përveç kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë”.

“Nuk ka qenë viktima në rrugë, në spital ka qenë ta hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarçafë ?!!!!”

Kjo është komunikata e plotë e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së:

Leni pallavrat dhe shfajësimet,
Nuk janë kërkuar kushte aseptike operative për t’a nxjerrë foshnjën pasi nëna ka qenë e pa jetë.
Një skalper është dashur. Kaq.

CTG-ja ka qenë literalisht dhe figurativisht 30 metra larg viktimës, me çka do ishte konstatuar urgjentisht se a është foshnja gjallë apo jo.

Përveç kësaj, Kodi i Etikës e lejon një intervenim të tillë në momentin që konstatohet vdekja e nënës dhe që foshnja është gjallë.

Nuk ka qenë vikitima në rrugë, në spital ka qenë t’a hajë dreqi, po qysh askush nuk u afrua për ndihmë asaj dhe foshnjës, mirëpo vetëm me çarshafa ?!!!!

Nuk ka pasur nevojë ajo foshnje për mbulimin e nënës së vrarë, mirëpo për neve si profesionist shëndetësor.

Drejtori i Gjinekologjisë urgjent duhet të dorëhiqet nëse ka sado pak moral, nëse nuk ka fije turpi dhe as moral, të shkarkohet menjëherë.

Qysh more nuk ju vjen turp se në çfarë pozicioni e keni vendosur të gjithë komunitetin shëndetësor vetëm për t’a ruajtur pozitën !?

Enlirat Duraku
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së
Nënkryetar

LEXO EDHE:

Back to top button