Sindikata kërkon shkarkimin e Halit Feratit

Sindikata kërkon shkarkimin e Halit Feratit

Gazetare: Melihate Rustemi

Sindikata e pavarur e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kërkon shkarkimin e Halit Feratit, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Siç thanë nga Sindikata e pavarur, Ferati nuk plotëson kushtet për të qenë në këtë pozitë me arsyetimin se nuk ka 5 vjet përvojë në fushën e Arsimit. Gjithashtu, nga sindikata në fjalë thanë se për këto parregullsi do kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në bazë të procedurave ligjore.

“Ai nuk është i përshtatshëm për punët që kryen. Një pjesë të kritereve që duhet t’i plotësoj nuk i ka, respektivisht minimum 5 vjet që duhet ti ketë përvojë në arsim ai nuk i ka. Sot, miratuam një vendim si sindikatë që t’i dalim në ndihmë të punësuarve dhe ta shpalosim këtë para opinionit, të tregojmë se ushtruesi në detyrë, drejtor nuk është ai që duhet të jetë. Në rastin tonë, Qeveria e emëron drejtorin ndërsa Komisioni kundër korrupsionit ka sjell vendim se ky person nuk është i duhur dhe duhet të s’kualifikohet ndërkohë Qeveria për tretën herë të njëjtin person e emëron ushtrues detyre drejtor”, tha  Jovan Gjorgjijoski, kryetar i SPISHA.

Pas akuzave të Sindikatës në fjalë ka reaguar Halit Ferati, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Ai tha se Sindikata e pavarur e këtij institucioni nuk është e regjistruar si e tillë në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, respektivisht kryetari i saj është ish-kryetar i komunës Sopishtë dhe vetë Sindikata e Pavarur e Inspektoratit Arsimor është e regjistruar në adresë dhe me vulën e Sopishtës.

Ferati shtron pyetjen se interesat e kujt do të përfaqësohen dhe mbrohen nga kryetari dhe anëtarët e kryesisë së organizatës sindikale pasi sipas Feratit, Sindikata duhet të përfaqësojë një organizatë që mbron të drejtat e punëtorëve dhe merret me gjëra që janë në interes të punonjësve dhe jo një organizatë që merret me çështje politike.

Halit Ferati para një viti është emëruar nga Qeveria ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button