Rusët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rusët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rusët votojnë në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjatë të cilave ka pasur protesta sporadike nga disa qytetarë, të cilët shfaqën zemërimin e tyre me procesin e përgatitur për t’ia dhuruar presidentit Vladimir Putin edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar në pushtet.

Më shumë se një e treta e 110 milionë qytetarëve rusë me të drejtë vote, votuan të premten fizikisht dhe online në ditën e parë të zgjedhjeve treditore në Rusi, tha Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë, pas mbylljes së qendrave të votimit në rajonin perëndimor të vendit, Kaliningard. Votimi rifilloi të shtunën në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe do të vazhdojë në të gjitha 11 zonat kohore të vendit, si dhe në katër rajone të Ukrainës që Moska i aneksoi jashtëligjshëm gjatë pushtimit të vendit fqinj, i cili nisi në shkurt 2022.

Disa qytetarë rusë e kanë shprehur zemërimin e tyre me sundimin autoritar të Putinit në ditën e parë të zgjedhjeve, duke i vandalizuar kutitë e votimit. Është raportuar edhe për të arrestuar po ashtu gjatë të premtes. Fitorja e Putinit në këto zgjedhje është pothuajse e sigurt, dhe ai do ta zgjasë mandatin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera. Meqë kundërshtarët e Putinit janë në burg, në mërgim apo të vdekur, rezultati i zgjedhjeve dihet tanimë. Lufta e pamëshirshme që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, por ajo është bërë edhe më e ashpër prej atëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button