Dhëndrri i Trumpit, investime në Shqipëri e Serbi

Dhëndrri i Trumpit, investime në Shqipëri e Serbi

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, është në bisedime të avancuara me dy vendet ballkanike për investime në prona turistike në vlerë mbi 1 miliard dollarë. Kushner, në një intervistë për Bloomberg News se firma e tij me bazë në Majami synon ta shndërrojnë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në një destinacion luksoz për turistët. Në Shqipëri, ai gjithashtu synon t’i ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë.

Në Serbi, ai synon t’i shndërrojë tri blloqe të braktisura banesore në qendër të kryeqytet Beograd në një hotel luksoz, me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1.500 rezidenca. Planet e Kushnerit në Ballkan duket se janë bërë pjesërisht përmes marrëdhënieve të krijuara gjatë kohës sa Trumpi ishte president. Ai tha se ka punuar rreth këtyre marrëveshjeve me Richard Grenellin, i cili shërbeu si i dërguar special i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shkurtimisht si ushtrues i detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare në kohën e Donald Trumpit.

Kushneri dhe Ivanka Trump e vizituan Shqipërinë dy herë prej se Trumpi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ata udhëtuan atje së bashku me Grenellin dhe madje u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button