25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Trump do të mbajë fjalim në Pentagon

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë në Ground Zero për 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Në vend të kësaj, ai pritet ta përkujtojë këtë ngjarje në Pentagon, bëjnë të ditur burime për CNN.

Sipas burimeve, Trump fillimisht kishte planifikuar të udhëtonte në New York dhe të merrte pjesë në ceremoninë në Ground Zero.

Megjithatë, ai dëshironte të mbante një fjalim, gjë që nuk lejohet në ceremoninë e New Yorkut, ku politikanët nuk lejohen të flasin që prej vitit 2012 për të ruajtur karakterin jopartiak të aktivitetit.

Për këtë arsye, Trump do të shkojë në Pentagon, një tjetër prej vendeve të goditura më 11 shtator 2001, ku presidenti mund të mbajë fjalim.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance pritet të marrë pjesë në ceremoninë në World Trade Center.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të nderojë viktimat e sulmeve, familjet e tyre dhe punonjësit e emergjencave që rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët.

Ndryshe, Trump ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit edhe në vitet e kaluara, ndërsa këtë vit vizita e tij në Pentagon pritet të lidhet edhe me udhëtimin e planifikuar drejt Irlandës më 12 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button