KRRE me çmime të reja: Lirohet nafta, shtrenjtohet benzina
Komisioni Rregullator për Energji mori vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të jenë mesatarisht 2,06% më të ulëta krahasuar me llogaritjen e mëparshme.
Nga 1 shtatori, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 94,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 44,410 (denarë/kilogram)
Nga KRRE informojnë se çmimet referuese në tregun botëror shënojnë rritje te benzinat me 2,212%, ndërsa te nafta ka ulje me 8,237%, te vaji ekstra i lehtë me 4,389% dhe te mazuti me 2,793%. Kursi i denarit ndaj dollarit është më i ulët me 0,5477%.
Komisioni rregullator thekson se këto janë çmimet maksimale të përcaktuar, tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i formojnë çmimet edhe më të ulëta se këto nivele.








