LPK përshëndet kompromisin për Presidentin e Kosovës
LPK ka përshëndetur arritjen e kompromisit ndërmjet LDK-së dhe LV-së për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“LPK-ja, në cilësinë e themeluesit të UÇK-së, me luftën e së cilës u finalizua pavarësia e Republikës së Kosovës, përgëzon arritjen e kompromisit për Presidentin e Republikës së Kosovës ndërmjet LDK-së dhe LV-së. Ngërçi politik i deritanishëm ishte tejet iracional, veçanërisht në një kohë kur rrethanat gjeopolitike përkojnë me tensione politiko-ushtarake edhe përtej rajonit tonë. Prandaj, arritja e konsensusit për Presidentin, në këto rrethana, është më se e dobishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesëm e LPK-së.
LPK uron që, pas këtij konsensusi, sa më shpejt të konstituohen edhe institucionet kyçe të Republikës së Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë./Alsat.mk.








