Sindikatat kërkojnë rritje të menjëhershme të pagës minimale – Ja kur pritet të ndodhë

Sindikatat kërkojnë rritje të menjëhershme të pagës minimale – Ja kur pritet të ndodhë

Gazetar: Ile Petrevski

Njoftimi i autoriteteve se paga minimale do të rritet në qershor, është propozim joserioz për sindikatat, shruan Alsat.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagojnë ashpër, pasi ish-kryeministri Zoran Zaev pati premtuar pagë minimale prej 18 mijë denarëve nga 1 janari i këtij viti.

Sindikalisti Sllobodan Trendafilov, tha për Alsat se jo vetëm që është e rëndësishme të rritet sa më shpejt paga minimale, por edhe të rriten pagat e tjera në vend.

“Është shumë e lehtë me një pagë katër-pesë herë më të lartë se minimalja të thuash se kur duhet të rritet paga minimale. Këtë e themi, sepse rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë duhet të sjellë rritje graduale të pagave të tjera”, tha Sllobodan Trendafilov nga LSM.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha për Alsat se ekipi ekonomik dhe social i qeverisë do të punojë për mundësinë e rritjes së pagës minimale gjatë kësaj periudhe. Ai nuk përjashtoi mundësinë, që fillimisht një pjesë e mjeteve për kontributet e përfituesve të pagës minimale të mbulohen nga shteti.

Punëdhënësit janë të qëndrimit se është ende herët për të rritur pagën minimale. Kriza shëndetësore dhe ekonomike, si dhe kriza aktuale energjetike, thuhet se ka çregulluar rëndë likuiditetin e kompanive, dhe do të jetë problem i madh për to sigurimi i mjeteve për rritjen e pagës minimale në 300 euro. Nëse dështojnë planet e rritjes së pagës minimale, sindikatat paralajmërojnë paralizim të ekonomisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button