Siniçan, kërkesa e komunës për ujë për vaditje


Të martën në Malin Sharr, një komision i përbërë nga ekspertë do të bëjë inspektimin e terrenit ku banorët e Siniçanit filluan ndërtimin e ujësjellësit. Mirëpo, komisioni në fjalë vjen nga një institucion që nuk është kompetent për ujin për pije, por për ujin për vaditje dhe në këtë rast edhe inspektimi do të bëhet për këtë qëllim, pavarësisht se banorët e Siniçanit protestat i bënë sepse s’kanë ujë për pije. Më 11 gusht Komuna e Bogovinës e udhëzuar nga Qeveria, ka dorëzuar kërkesë në Shoqatën Aksionare për Ekonomizim me Ujërat për vaditje, nga ku kërkonte që ky institucion t’u vijë në ndihmë për vendosjen e gypave dhe zgjidhjen e problemit për furnizim me ujë për pije dhe për vaditje të banorëve të fshatit Siniçan. Mirëpo, drejtori i Drejtorisë për Ekonomizim me Ujërat për Vaditje, Ilmi Selami, thotë se kërkesa e parë e komunës së Bogovinës e dorëzuar më 11 gusht, ishte jashtë kompetencave të këtij institucioni.  Ndërkohë që këto institucione merreshin me sqarime të tilla, u shkel afati i parë, 20 gushti, kur punimet për ndërtimin e ujësjellësit duhet të rinisnin.


“Problemi nuk ka qenë se nuk ka pasur përgjigje për
çështjen që ka parashtruar kryetari i komunës, por  kërkesat që vinin nga Komuna e Bogovinës ishin të paqarta. 01:18 Paqartësia ishte se përfshiheshim ne si shoqëri aksionare për ekonomizim me ujërat në ndërtimin e ujësjellësit. Kompetenca jonë është të merremi me sistemet e ujit për vaditje- deklaroi Ilmi Selami-Drejtor i Ekonomizimit me ujërat.

Një sqarim të tillë ia ka bërë zyrtarisht edhe Komunës së Bogovinës. Kjo e fundit ka dorëzuar një tjetër kërkesë, më datë 21 gusht, por te e dyta e ka hequr pjesën qe i referohej ujit për pije dhe e ka parashtruar atë vetëm për ujë për vaditje.

“Duke u nisur nga momenti për të treguar vullnetin e mirë për të zgjidhur problemin real të atyre banorëve, thash se do dalin ekspert të angazhuar që të shohin parametrat për ndërtimin eventual të sistemit për vaditje dhe ata njerëz do të dalin të martën, por shpresoj që dalja e tyre te mos keqpërdoret për politizim të mëtejshëm- tha Ilmi Selami-Drejtor i Ekonomizimit me ujërat.

Pa dalë në terren komisioni në fjalë dhe pa u kompletuar dokumentacioni teknik, i cili më pas duhet të dorëzohet në Qeveri në mënyrë që të nisë përgatitja e projektit për ndërtimin e ujësjellësit, punimet nuk mund të rinisin. Nga ekzekutivi thonë për Alsat, se janë në pritje të dokumentacionit.

Qeveria
“Sapo të jetë gati dokumentacioni teknik, Komunës së Bogovinës do t’i jepet leje për ndërtimin e sistemi të ujësjellësit. Në të njëjtën kohë, në bazë të dhe në konsultim me Qeverinë , Komunës  i është dhënë udhëzim që  të paraqesin një kërkesë në SHA Ekonomizimi me Ujërat, për furnizimin me ujë të sipërfaqes në Siniçan për nevojat e ujitjes së bimëve.”

Afati i dytë është 20 shtatorit kur edhe ligjërisht duhet të jetë gjithçka gati rreth projektit për ndërtimin e ujësjellësit, që do të furnizojë me ujë për pije banorët e fshatit Siniçan.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button