Sinusiti: Shkaqet, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Një infeksion i sinusit, i njohur mjekësisht si sinusi, ndodh kur zgavrat tuaja të hundës infektohen, fryhen dhe inflamohen.
Grumbullimi i lëngjeve në sinuse mund të shkaktojë rritjen e mikrobeve, duke çuar në një infeksion të tij.
Sinusiti zakonisht shkaktohet nga një virus dhe shpesh zgjat edhe pasi simptomat e tjera të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë zhdukur, shkruan Healthline.
Gjendje të tjera si alergjitë, polipet e hundës dhe infeksionet e dhëmbëve mund të kontribuojnë gjithashtu në dhimbjen dhe simptomat e sinusit.
Simptomat e sinusitit shpesh ngjajnë me ato të një ftohjeje, kriteret kryesore për sinusitin viral përfshijnë dhimbje ose presion në fytyrë, rrjedhje e infektuar nga hunda dhe kongjestion i hundës.
Inflamacioni dhe ënjtja mund të bëjnë që sinuset tuaja të dhembin me presion të shurdhër.
Kjo është për shkak se inflamacioni mund të ndryshojë rrugën tipike të mukusit nga hunda në pjesën e pasme të fytit.
Gjithashtu, infeksioni i sinusit mund të shkaktojë vështirësi edhe në gjumë.
Në rastet e sinusitit viral, terapia zakonisht është simptomatike, në mënyrë që të qetësojë simptomat, pikat dekongjestive ose sprejet e hundës në mënyrë që të reduktohet bllokimi i hundës, analgjetikët për reduktimin e dhimbjes, vitaminat etj.