Siti “harxhon” 71.5 mln euro për mbrojtësin portugez

Skuadra e Man. Sitit ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Benfikës, për të marrë mbrojtësin 23-vjeçar portugez Ruben Dias për 71.5 milion euro.

Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe Nikolas Otamendi, që do të esh fanellën e skuadrës portugeze. Trajneri Pep Guardiola e konsideron Diasin si të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes, pasi që kjo linje nuk ka gjetur qetësi që nga momenti që është larguar Vinsent Kompani.

Dias ka nisur sezonin e katërt me skuadrën e Benfikës, ku këtë sezon ka realizuar 1 gol në dy ndeshje. Ndërkohë një ditë më parë, Man. Siti u mund 5-2 nga Lesteri në fushën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button