Siti shpalos fanellat e reja, që përkojnë me 20 vjetorin e klubit në “Etihad”

Duke festuar 20-vjetorin e lëvizjes historike të klubit në stadiumin ‘Etihad’, kompania “PUMA” zbulon një fanellë të jashtëzakonshme të për sezonin 2023-24. Duke i bërë homazh tipareve ikonike të stadiumit, ajo vjen e frymëzuar nga fanella e veshur gjatë sezonit të parë në terrenin e ri.

Lëvizja e vitit 2003 shënoi fillimin e një epoke të re për klubin e përcaktuar nga rekorde të reja, legjenda të reja dhe momente madhështie.

Fanella e Man. Sitit për sezonin 2023-24 në shtëpi është një testament i kësaj trashëgimie, duke festuar stadiumin ‘Etihad’ dhe të gjithë ata që e quajnë atë shtëpi.

Vetë kompleti vjen në ngjyrën klasike e Man. Sitit që të gjithë e njohin dhe e duan. Detajet që vijnë nga pjesa e përparme e fanellës janë frymëzuar nga arkitektura unike e stadiumit në veçanti, katër frëngjitë gjigante të dukshme nga pjesa e jashtme e stadiumit që formojnë vija tonale në fanella.

LEXO EDHE:

Back to top button