Situata me Covid-19 në Londër, Khan paralajmëron rikthimin e masave restriktive

Londra është vetëm “ditë larg” nga bllokada që mund të rifutet, dhe kjo do të thotë të punosh nga shtëpia, tha sot kryebashkiaku Sadiq Khan.

- Advertisment -

Khan beson se kryeqyteti britanik është vetëm dy ose tre ditë prapa vatrave të nxehta me koronavirus në Angli.

Ai i bëri thirrje qeverisë të vendosë kufizime në bare dhe restorante dhe planet për të urdhëruar londinezët të punojnë nga shtëpia.

Numri i rasteve për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve u rrit në Londër nga 18,8 në rreth 25 në fillim të javës.

I pyetur nëse londinezët mund të urdhëroheshin të punonin nga shtëpia, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha se nuk do ta përjashtonte një gjë të tillë.

Ai tha se ishte “shumë i shqetësuar” për të dhënat e fundit që sugjerojnë se Britania mund të jetë në të njëjtën rrugë si Spanja dhe Franca – ku numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital po rritet – pa veprime efektive.

LEXO EDHE:

Back to top button