Situatë e rënduar në komunën e Studeniçanit pas daljes së lumit Markovë nga shtrati
Situatë e rënduar në komunën e Studeniçanit pas daljes së lumit Markovë nga shtrati

Gazetare: Ajnur Bafqari
Dëme të shumta materiale përgjatë rrjedhës së lumit Markovë në komunën e Studeniçanit, shkruan Alsat.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të një dite më parë, lumi doli nga shtrati duke vërshuar dhjetëra shtëpi në Batincë e Lubosh.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit, në disa pika ka pasur edhe shembje të dheut, prishje të serrave dhe tokave bujqësore, ndërsa në hyrje të fshatit Lubosh reshjet dhe shembja e dheut kanë ndikuar edhe në shkuljen e një peme.
Sot situata paraqitet stabile, niveli i ujit ka rënë, lumi është tërhequr, ndërsa shumë banorë po merren me pastrimin e hapësirave të përmbytura.
Për shkak të situatës me vërshimet, në këtë rajon kishte regjim të posaçëm të qarkullimit. Hyrja për në fshatin Batincë për disa orë ishte e mbyllur. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se niveli i ujit në të gjitha lumenjtë është tejet i lartë dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë.
“Niveli i ujit në lumin Vardar është dukshëm i lartë në të gjithë rrjedhën e tij. Gjatë ditës pritet që niveli i tij të mbetet i lartë, veçanërisht në pjesën e mesme dhe të poshtme të pellgut, ku mund të zhvendoset vala e ujit. Edhe niveli i ujit në lumin Treska është i lartë dhe në afërsi të vendit Pllasnicë është e mundur që lumi të dalë nga shtrati duke përmbytur livadhet përreth. Po ashtu, edhe lumi Strumicë ka një nivel të lartë uji në të gjithë rrjedhën e tij. Për shkak të reshjeve në Kosovë, edhe lumi Lepenc ka një rritje të nivelit të ujit”, thonw nga QMK.
Nga Qendra për Menaxhim me paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes pranë lumenjve dhe përrenjve të thatë gjatë ditës së sotme./ Alsat.mk