S’ka akoma propozim-ligj për lojërat e fatit

Ligji i ri i paralajmëruar prej kohësh për Lojërat e Fatit, assesi të publikohet në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve nga ana e Ministrisë së Financave. Për ministrinë përkatëse, miratimi i këtij ligji nuk është prioritet. Më 16 Shkurt, Ministria e Financave tërhoqi paralajmërimin nga regjistri elektronik, ku palët e interesuara patën mundësinë të paraqisnin komente dhe sugjerime mbi tekstin e Ligjit të ri. Çfarë vërejtjesh janë bërë tani për tani nuk dihet, sepse nga financat nuk u përgjigjën në pyetjet e Alsatit. Në bisedë telefonike, ata vetëm na thanë se Ligji është ende duke u hartuar dhe kur të jetë gati, do ta informojnë publikun.

“Nuk ka asnjë detyrim ligjor se sa kohë duhet nga shpallja e një ligji në “ENER” deri në publikim e tij në një version”, thonë nga Ministria e Financave.

Në propozimin e financave thuheshte se po përgatiten ndryshime në pjesën e mbrojtjes së popullatës së re nga zakone të këqija dhe të papërshtatshme për moshën e tyre, dhe propozohet që ambientet e biznesit, përkatësisht vendet e pagesave ku organizohen lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme dhe institucioneve të arsimit të lartë. Por, kjo masë a do të zbatohet për të gjithë, ose vetëm për hapësirat e sapohapura, tani për tani nuk zbulojnë nga ministria përkatëse. Ndërsa nga lëvizja “Anti Bixhoz” për Alsat thanë se ata nuk heqin dorë nga kërkesa, që objektet e lojërave të fatit të zhvendosen nga vendbanimet.

Por, nga biznese i bastoreve sportive nuk kanë ndërmend t’i pranojnë ndryshimet e paralajmëruara, pasi kanë frikë se kjo do të nënkuptojë mbylljen e të gjithë industrisë. Nga Shoqata e Basteve Sportive kërkojnë një Ligji të jetë në suaza të normave evropiane, ku nuk ka asnjë distancë të objekteve, që organizojnë lojëra fati nga institucionet arsimore, sepse analizat treguan se ai nuk ka asnjë efekt në zakonet e njerëzve. Qeveria hoqi mundësinë që bastoret vendase të ofrojnë baste në internet, gjë që nga ky biznes e vlerësuan, si një veprim që do të dëmtonte më tej biznesin e tyre.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button