S’ka subvencionim të pagës së punëtorëve, punëdhënësit: Ky është vendim i vështirë

Qeveria ka në plan që masën e ndihmës shtetërore për pagat ta zëvendësojë me kredi pa interes për kompanitë. Në vend të subvencionimit prej 14.500 deri 21.770 denarë për punonjës, ndërmarrjet do të kenë në dispozicion kredi pa interes me grejs periudhë prej 12 muajsh dhe periudhë të shlyerjes prej tre vjetësh me grant prej 30 për qind, nëse përmbushen disa kritere. Kjo u është kumtuar sot anëtarëve të Këshillit Socialo-Ekonomik nga Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Nga Organizata e Punëdhënësve thonë se ndryshim i kësaj mase do ta lërë ekonominë në mëshirën e fatit.

Gjëja e parë që kuptuam është se Qeveria në një farë mënyre dëshiron të zëvendësojë mbështetjen e mëparshme për pagimin e pagave me kredi pa interes që sipas disa kritereve janë shndërruar në grante. Arsyeja pse Qeveria mendon kështu, ishte se kjo masë shteron me shumë burime financiare dhe pjesa më e madhe e katër pakove të mëparshme të masave kanë shkuar në këtë masë – deklaroi Angel Dimitrov – Organizata e punëdhënësve.

Nga Oda Ekonomike thonë se nuk kanë informacion mbi përkufizimin e pakos së pestë e as çfarë do të përmbajë e njëjta.

Faza e bisedimeve me Qeverinë është ende në vazhdim e sipër, konceptualizëm konkret ndaj masave konkrete të propozuara ende nuk ka. Do të lëmë hapësirë sepse Qeveria njoftoi gjatë fundjavës se negociatat me palët e interesit janë ende në vazhdim – u shpreh Daniela Mihajlovska Vasilevska- Oda Ekonomike.

Qëndrimi i përbashkët i odave ekonomike, por edhe i sindikatave është vazhdimi i masës për subvencionimin e pagave si e domosdoshme për shpëtimin e vendeve të punës. Jozyrtarisht, pakoja do të përmbajë 20 masa, për të cilat do të ndahen 50 milion euro. Ndër masat e paraqitura në draft-versionin ishin masat e paralajmëruara tashmë nga Kryeministri Zoran Zaev, të tilla si shlyerja e interesit për qytetarët për borxhet ndaj ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa borxhi të paguhet me këste, si dhe mbështetja e hoteleve jashtë vendeve turistike dhe ndihmë për prodhuesit e duhanit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button