S’ka terminë të lirë për pasaporta as për “ilaç”, termini më i afërt në fillim të muajit gusht

Me këtë porosi përballen çdo ditë qytetarët të cilët mundohen të caktojnë termin për pasaportë. Pritja mund të jetë mision i dështuar, ndërsa udhëtimi i planifikuar mund të shtyhet. U përpoqëm të caktonim edhe termin për dokumente udhëtimi edhe në mënyrë elektronike. Edhe pse për të hënën tregon mundësinë e një termini të lirë, megjithatë ai tashmë është i zënë. Afati më i hershëm për kur mund të fotografoheni në Ministrinë e Brendshme për një pasaportë në procedurë të rregullt është fillimi i gushtit, dhe nëse doni me procedurë të përshpejtuar, këtë mund ta bëni në fillim të korrikut. Nga Ministria e Brendshme thonë se çdo vit në këtë periudhë interesi për lëshimin e dokumenteve personale është në rritje dhe pas lehtësimit të masave për shkak të Pandemisë, qytetarët kanë bërë shumë kërkesa.

- Advertisements -

Periudha për marrjen e një termini për aplikim është më e gjatë vetëm në Shkup, ndërsa në qytete të tjera caktimi është në rregull. Procedura e rregullt për përgatitjen e të gjitha dokumenteve është 15 ditë, ndërsa në procedurë urgjente afati i lëshimit është 48 orë për pasaportë, ose dy ditë pune për patentë shoferi. Për momentin, ka vonesë të vogël në lëshimin e një lloji të caktuar të patentë shoferit, por këto ditë pritet të mbërrijë një dërgesë e formularëve, me çka do ta tejkalohet edhe kjo ngecje – njoftojnë nga MPB-ja.

Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, e cila ka bërë një paralele me skandalin e pasaportave të Maqedonisë, të lëshuara për kriminelët e huaj të kërkuar nga Interpoli.

Sidoqoftë, ndryshimi ligjor me të cilin nga 1 korriku lejohet zgjatja e vlefshmërisë së pasaportave të Maqedonisë që kanë skaduar pas 31 korrikut të vitit të kaluar, vlen vetëm për qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Nëse dëshironi të largoheni nga vendi, do të duhet të prisni gjithë procedurën derisa të merrni një pasaportë. Ju gjithashtu do të keni problem edhe me targat – nëse blini automjet të ri. Dorëzimi i targave vonon, sepse Ministria e Brendshme nuk e vazhdon kontratën me kompaninë e mëparshme që i bënte targat, por ka vendosur të nënshkruajë kontratë me një kompani të re. MPB-ja paralajmëroi se së shpejti do të nis furnizimi me targa i qytetarëve që kanë aplikuar.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button