Skandali i llogarive bankare në Zvicër, gazetari italian zbulon numrin e shqiptarëve me miliona dollarë
Nuk ka vetëm në Shqipëri rrjedhje informacioni për pagat, kartat, patentat.
Skandali i fundit i Credit Suisse Leak ka bërë jehonë në botë. Për pasojë ka ndikim edhe në Shqipëri.
Kjo pasi aty mendohet se kanë depozituar miliona edhe emra nga vendi ynë.
Për këtë çështje ka folur gazetari investigativ italian, Lorenzo Bagnoli.
“Të dhënat na vijnë nga një burim i panjohur, Süddeutsche Zeitung, nga një rrjet gazetarësh kundër korrupsionit. Puna jonë ishte e vështirë sepse bëhet fjalë për të dhënë e llogari bankare që janë sekrete e konfidenciale. Në disa raste kemi zbuluar se as autoritetet gjyqësore nuk kishin pasur akses, si në rastet e Panama Papers. Duhet të verifikojmë nëse janë të sakta. Mbasi kemi mbledhur rreth 30 mijë mbajtës llogari bankare”, tha Bagnoli.
Por a ka shqiptarë që kanë depozituar para në këtë Banka të Zvicrës?
Gazetari italian u shpreh se janë 30 shqiptarë që rezultojnë që kanë llogari bankare në këtë Bankë, por duhet pritur që të verifikohen në të ardhmen, pasi nuk mund të flitet për saktësi.







