Skandali me mazutin, Bytyqi: Të gjithë do të përgjigjen para ligjit
Qeveria ka vendosur ta prolongojë hetimin mbi mazutin e kontestueshëm. Dy javë, pas afatit që e caktuan, Qeveria thotë se kanë vendosur ta analizojnë në mënyrë më të detajuar se çfarë lloj mazuti hyn në vend. Megjithatë, janë gjetur parregullsi. Në vajin e përdorur, i cili u importua si lëndë djegëse, u zbuluan parametra të lartë të ujit dhe hirit, megjithëse niveli i squfurit nuk i kaloi kufijtë.
Çdo kush do të mbaj përgjegjësi për atë që e ka bërë, pa marrë parasysh kush është, a është Drejtoria doganore, Inspektorati i tregut, Inspektorati i mjedisit, ministria, kushdo qoftë, kuptohet edhe vetë kompanitë që e kanë importuar”- deklaroi Fatmir Bytyqi- zv/ kryeministër i çështjeve ekonomike.
Sipas informacioneve të Alsat, më shumë parregullsi te mazuti kontestues ka vërtetuar Inspektorati shtetëror i tregut. Por, prej atje thonë se kontrollet vazhdojnë kurse për rastin vetëm Qeveria ka dhënë informacione.
Në seancën e djeshme qeveritare institucionet morën obligim të bëjnë analizë çfarë mazuti ka hyrë në vend në dhjetë vitet e fundit. Do të kontrollohen të gjitha kompanitë që një dekadë kanë importuar mazut, gjegjësisht zinxhiri i të gjithë furnizuesve dhe importuesve. Vaji i djegur i importuar si mazut është djegur në spitale dhe institucione shtetërore por edhe në fabrikat e Velesit Brako dhe në ish kompaninë FENI, EURONIKEL i tanishëm në Kavadar. Qeveria paralajmëron epilog të hetimit me theksimin e institucioneve përgjegjëse për javën e ardhshme.
Igor Stefanoivski








