Skandali në Onkologji, Kovaçevski: Kam kërkuar raport nga ministri i Shëndetësisë

Skandali në Onkologji, Kovaçevski: Kam kërkuar raport nga ministri i Shëndetësisë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth skandalit në Onkologji, tha se ka kërkuar raport nga ministri i Shëndetësisë, dhe në bazë të atij raporti në afat prej 48 orëve do të mund të marrim përgjigje, shkruan Alsat.

“Kam dëshmuar se nuk jam person shumë tolerant, dhe se në bazë të fakteve i sjell vendimet. Kam kërkuar nga ministri i shëndetësisë që të përgatis raport lidhur me dy klinika dhe në bazë të atij raporti në afat prej 24 orëve do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj”, u përgjigj Kovaçevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button