Skriniar: Unë nuk lëvizë nga Interi

Skriniar: Unë nuk lëvizë nga Interi

Milan Skriniar ka këmbëngulur se e ardhmja e tij është në Inter dhe ata do të kthehen në krye të tabelës sezonin e ardhshëm në Serie-A..
Qendërmbrojtësi është lidhur me një transferim në Premier Ligë këtë verë, por insiston se ai synon të bëhet një ikonë e klubit zikaltër dhe siguron tifozët që nuk e ka ndërmend të largohet.

“Do të doja të bëja diçka të ngjashme me atë që bëri Marek Hamsik te Napoli”, tha ai për “Pravda” në Sllovaki.

“E ardhmja ime është në Inter, kam një kontratë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ka thashetheme për transferime çdo gjashtë muaj, por nuk ka asgjë specifike. Jam shumë i kënaqur në Inter”, ka theksuar mbrojtësi sllovak.

Skriniar e konsideron sezonin 2021-22 si një sukses, edhe pse ata humbën titullin i cili shkoi në duart e lojtarëve të rivalit lokal, Interit.

“Pjesa më e keqe ishin ditët e para pas sezonit, por unë mendoj se ne do të kthehemi në vendin e parë sezonin e ardhshëm. Në përgjithësi, ishte një sezon pozitiv. Ne mundëm Liverpool-in në “Anfield Road” në Ligën e Kampionëve dhe u përballëm me Real Madridin në fazën e grupeve, duke konfirmuar se mund ta luftojmë me këdo”.

Parashikimet nuk ishin qetësuese pasi Antonio Conte u largua, i ndjekur nga Achraf Hakimi në PSG dhe Romelu Lukaku në Chelsea.

“Ne fituam dy trofe, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë. Njerëzit folën për këtë sikur ky sezon do të ishte një katastrofë sepse humbëm dy lojtarë kyç dhe trajnerin. Në vend të kësaj, erdhi Simone Inzaghi, i dha identitetin e tij skuadrës dhe ne dëshmuam se jemi ndër më të mirët në Itali dhe Evropë”, tha në fund Skriniar.

LEXO EDHE:

Back to top button